LAJMI I FUNDIT:

Rama bisedon me fermerët e Këlcyrës

Rama bisedon me fermerët e Këlcyrës

Kryeministri Edi Rama ka shpalosur programin për bujqësinë para fermerëve të Këlcyrës. Ai tha se fermerët e bashkuar kanë një kosto më të ulët dhe fitim të konsiderueshëm.

Për kryeministrin bashkitë e reja duhet të shohin suksesin ekonomik pikërisht tek fshati.

“Fermrerët e bashkuar, kosto më të ulët dhe fitimin të konsiderueshëm. Është shumë i rëndësishëm organizimi që bëjnë bashkitë dhe kryetarët e bashkive që në fshatrat duhet të shohin një nga themelet e suskesit ekonomik të bashkive të reja. Fshati është mbështetja e çdo bashkie të re, prandaj bashkitë e reja janë të qarta që duhet të punojnë me fshatin dhe të organizojnë prodhimin, dhënien e titujve të pronësisë, pastrimin e kanaleve të ujit dhe kullimit. Këtë vit ka fondin më të madh pikërisht për të pastruar 25 vite llum që bllokuan kanale dhe lanë mijëra hektarë tokë”, tha Rama.