LAJMI I FUNDIT:

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Pejë (Foto)

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Pejë (Foto)

(E plotësuar) Dy persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri,  në një incident që ka ndodhur para pak çastesh në Pejë. Bëhet e ditur se njëri nga të plagosurit është shtetas i Shqipërisë. 

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj.


“Një përleshje armatosur ka ndodhur sonte në Pejë, ku sipas të dhënave të para dy persona janë plagosur. Ata janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Ibraj për Telegrafin.

Dr. Skender Dreshaj, drejtor i Spitalit Rajonal në Pejë, konfirmon se një person i plagosur shtetas i Shqipërisë ka arrritur në spital. “Ai  po reanimohet dhe do të përcjellet për QKUK në Prishtinë. Presim edhe  ta sjellin edhe të lënduarin e dytë”, tha Dreshaj.

Sipas burimeve të  Telegrafit ngjarja ka ndodhur tek rruga e ish-objektit të zjarrfikësve.

Merret vesh se në vendin e sulmit një automjet ka marrë flakë, me ç’rast ka intervenuar Brigada e Zjarrfikësve të Pejës. /Telegrafi/

peje-plagosja1

peje-plagosja2

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori