LAJMI I FUNDIT:

Sulmi i gjashtë ndaj gazetarëve në Maqedoni

Sulmi i gjashtë ndaj gazetarëve në Maqedoni

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve medial të Maqedonisë (SPGPM) reagon ndaj sulmit fizik të ndodhur para selisë së MPB-së në Shkup, ndaj gazetarit Pavle Belovski, të Tv Telmës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij sindikati, bëhet fjalë për sulmin e gjashtë ndaj një gazetari vetëm brenda vitit 2016. SPGPM-ja e përsëndetë reagimin e shpejtë të pjesëtarëve të MPB-së, duke arritur që ta arrestojnë sulmuesin.

Sulmohet gazetari i ‘TV Telma’
Lexo po ashtu Sulmohet gazetari i ‘TV Telma’

Sindikata kërkon që ky rast të sqarohet sa më parë, të ndriçohen motivet e sulmit dhe të dërgohet porosia se nuk do të tolerohen sulme ndaj gazetarëve./Telegrafi/