LAJMI I FUNDIT:

PSP sot prezanton dy lëndë të reja

PSP sot prezanton dy lëndë të reja
????????????????????????????????????

Prokuroria Speciale Publike para dy ditëve me një postim në Twitter njoftoi opinionin se sot do të mbajë konferencë për shtyp ku duhet të prezantohen dy lëndë të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferenca për shtyp duhet të mbahet në ora 11 të enjten ku prezente do të jenë trio e grave më të fuqishme në Maqedoni, Katica Janeva, Fatime Fetai dhe Lençe Ristoska.

PSP me gjasë do t’i publikojë dyshimet e veprimtarive kriminale në lidhje me “Sun City”, ngjarje e cila inspektohet më shumë se pesë muaj, njofton 24 Vesti. Në maj Janeva vizitoi komunën Sopishte dhe u interesuar për historinë e ndërtesës. Hetimi nuk ka të bëjë me investitorët aktualë turq, por është e përqendruar në përpjekjen e dështuar nga një kompani izraelite për ndërtimin e lagjes. Por, PSP nuk zbulon asgjë zyrtare.


‘Nuk mund të informojmë ndonjë hollësi, gjithçka që është e nevojshme lidhur me hetimet, ne do të njoftojmë në konferencën për shtyp pas dy ditëve’, u shprehën para dy ditëve nga PSP.

Lënda e dytë ende ka të bëjë me marrëveshjen e një numri të madh të provave dhe dëshmitarëve për një nga objektet më të mëdha të Shkupit 2014. Edhe ky rast ka qenë nën shqyrtimin e Katica Janevës. Përndryshe Kryetari i Qendrës tre muaj më parë ka dëshmuar në PSP, në lidhje me projektin dhe ka dorëzuar raportet e auditimit te prokurorja Janeva.

Më herët, PSP publikoi dy lëndë të reja ku flitej për keqpërdorimet në drejtorinë e pestë të MPB-së dhe për incidenti e krijuar nga OBRM-PDUKM në komunën Qendër.
/Telegrafi/