LAJMI I FUNDIT:

Turizmi në fokusin e takimit të ministrave Kuçi dhe Poçivalshek

Turizmi në fokusin e takimit të ministrave Kuçi dhe Poçivalshek

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi sot zhvilloi një takim bilateral me homologun e tij slloven, Zdravko Počivalšek, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky është takimi i dytë i dy ministrave, pas atij që realizuan gjatë Forumit Strategjik të Bledit-Slloveni muajit të kaluar, ku ministri Kuçi morri pjesë në një panel diskutimi mbi turizmin, që ishte edhe një nga temat që dy ministrat diskutuan sot, duke shkëmbyer përvojat dhe duke përfshirë ide të reja për rritjen e bashkëpunimit në këtë fushë.

Kështu, për zhvillimin më intensiv të bashkëpunimit mes dy vendeve u propozua të marrin në konsideratë mundësinë e lidhjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën e turizmit mes Maqedonisë dhe Sllovenisë, e cila do të lejojë forcimin e kontakteve të përhershme dhe zgjerimin e bashkëpunim me operatorët turistikë, me anë të aranzhmanëve me ofertë turistike të të dy vendeve, nxitjen e ofertave turistike dhe si dhe nevojën për krijimin e linjave çarter midis destinacioneve turistike të të dy vendeve gjatë sezonit kryesor turistik.


Ministri Kuçi e falënderoi homologun e tij slloven edhe për realizimin e projektit UNIDO, i cili është siguruar nga projekti bilateral slloven për asistencë teknike. Të dy ministrat biseduan edhe për tregtinë ndërmjet dy vendeve dhe për intensifikimin e saj. Republika e Sllovenisë është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Republikës së Maqedonisë dhe është vazhdimisht ndër 20 vendet kryesore me të cilat Republika e Maqedonisë ka volumin më të madh të tregtisë. Vitin e kaluar ajo zuri vendin e 14-të dhe në janar – Gusht 2016 është e 12-ta në listën e vendeve me vëllimin më të madh të tregtisë, duke vënë në dukje rritjen e eksporteve me 15 për qind dhe rritjen e ulët të importit me 7.8% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Kuçi dhe Poçivalshek shkëmbyen pikëpamje mbi mundësitë e mbajtjes së një Komiteti të përbashkët për bashkëpunim ekonomik Aktivitetet do të kontribuo një mbledhje të Komitetit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik, mbajtjen e një takimi trepalësh mes Maqedonisë, Sllovenisë dhe Turqisë, si dhe mbajtjen e Sesionit të 11-të të Komisionit të Përbashkët për Marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Sllovenisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori