Asnjëra nga 8 komunat e përfshira në analizën “Për transparencë të vetëqeverisjes lokale” nuk kanë shpallur në ueb-faqet e tyre se çfarë propozim – buxheti kanë, kurse vetëm gjysma e komunave kanë informacione të tilla rreth buxheteve të miratuara. Vetëm njëra nga këto komuna ka shpallur planin për porosi publike, ndërsa vetëm gjysma e tyre shpallin raporte për realizimin e këtyre porosive. Ekspertja për përkrahje institucionale, Jadranka Kungullovska, para disa ditëve vlerësoi se transparenca e komunave në Maqedoni është në nivel të ulët. Sipas saj, shumë pak detaje jepen mbi punën e vetëqeverisjes lokale në ueb-faqet e tyre dhe kjo paraqet papërgjegjësi ndaj tatimpaguesve.
“Të gjitha komunat kanë ueb-faqe, nga aty mund të shihet puna e një komune, kjo nuk është kështu vetëm tek ne, kjo është një trend botëror. Nëse i hapni ueb-faqet e komunave ju do të habiteni se si ato kopjohen nga njëra tjetra, d.m.th aty janë vendosur ligje dhe informata të panevojshme”, u shpreh Jadranka Kungullovska, eksperte për përkrahje institucionale.
Ministrja për vetëqeverisje lokale, Shirete Elezi, theksoi se shpallja e informatave të detajuara nga administrata komunale është shumë e nevojshme, jo vetëm për qytetarët, por edhe për komunitetin e biznesit.
“Përkrahim një projekt shumë të rëndësishëm “Qytetari para se gjithash”, me qëllim zbatimin e standardeve për transparencë në nivel lokal. Qëllimi është administrata lokale të transformohet, kurse informacionet të jenë të lira për qytetarët. Sa më mirë dhe më qartë të shpallen informatat aq më mirë është për qytetarët dhe biznes komunitetin”, tha Shiret Elezi, Ministre e vetëqeverisjes lokale.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Charles Garrett theksoi se nëse opinioni ka informacionet e duhura, deri tek të cilat lirshëm mund të vijë, ata do të jenë në mundësi që të marrin vendime më të mira në bazë të informacioneve që posedojnë, për atë se kë duhet të votojnë në zgjedhje.
“Тransparenca është e rëndësishme për çdo shoqëri dhe demokraci të shëndetshme sepse nëse inistutucionet publike janë transparente, atëherë do të merren vendime më të mira, sepse do ta dinë se dikush i sheh dhe i përcjell, dhe e dijnë që njerëzit i kuptojnë arsyet për vendimet e tyre. Nëse opinioni ka informata lirisht të qasshme atëherë ata janë në mundësi që të marrin më shumë informata se kë do të votojnë në zgjedhje. Dhe në një periudhë parazgjedhore kjo është veçanërisht e rëndësishme”, tha Charles Garrett, Ambasador i Britanisë së Madhe në Maqedoni.
Ndryshe në Britaninë e Madhe, komunat rregullisht dërgojnë broshura me të dhëna deri tek qytetarët se si shpenzohen paratë nga buxheti i komunave. Varësisht nga origjina e popullatës broshurat shpallen në disa gjuhë të huaja. Të dhënat nga transparenca e vetëqeverisjes lokale sot u shpallën në analizën “E-transparenca” në kuadër të projektit “Qytetari në vend të parë” i organizuar nga institucionet qeveritare kurse financohet nga Unioni Evropian dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit