Në një eksperiment të realizuar në laboratorët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, është prodhuar bio-gaz nëpërmjet trajtimit të ujërave të zeza.
Ky eksperiment është kryer në kuadër të punëtorisë për trajtimin e ujërave të zeza që është organizuar nga universiteti “Isa Boletini”, universiteti “Van Hall Larenstein” nga Holanda dhe Shoqata e ekspertëve holandez “PUM”.
Koordinatori i kësaj punëtorie, ku po ligjërojnë ekspertë holandez, prorektori për Marrëdhënie me Jashtë, Rifat Morina, tha se pjesëmarrësit po përgatiten që në të ardhmen nëpërmjet trajtimit të ujërave të zeza të prodhohet bio-gaz.
“Ky proces mundëson trajtimin e ndotjes dhe prodhimin e bio-gazit, duke bërë që të ulet edhe kostoja e trajtimit të ujërave të zeza”, ka thënë Morina.
Sipas tij, ideja është që në të ardhmen mbeturinat të shihen si lëndë e parë për prodhimin e bio-gazit dhe produkteve tjera dhe jo si diçka të dëmshme.
“Është një eksperiment që për herë të parë po realizohet tek ne, prej të cilës nuk do të përfitojnë vetëm pjesëmarrësit në këtë punëtori, por edhe shoqëria jonë në përgjithësi, meqë po përgatitemi me kuadro që të përballemi me sfidat që paraqet trajtimi i ujërave të zeza”, theksoi ai.
Sipas tij, trajtimi i ujërave të zeza është një sfidë për Kosovën në përgjithësi, prandaj edhe ka pasur interesim të madh për të marrë pjesë në këtë punëtori.
Në punëtori po marrin pjesë rreth 30 veta, në mesin e të cilëve ka studentë dhe profesorë nga Universiteti “Isa Boletini” dhe nga Universiteti i Prishtinës, mandej ekspertë nga Ministria e Mjedisit, industria e qumështit, kompanitë rajonale të ujërave etj.
Punëtoria “Trajtimi i ujërave të zeza” po mbahet në laboratorët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe do të zgjas deri më 28 tetor 2016. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë