LAJMI I FUNDIT:

Florian Dushi: Letrat e Thaçit në prokurori, të pazakonta (Video)

Florian Dushi: Letrat e Thaçit në prokurori, të pazakonta (Video)

Edhe pse nuk përbën ndërhyrje në drejtësi, mënyra e publikimit të letrave të presidentit Thaçi, nga ana e Zëvendësministrit të Drejtësisë, Florian Dushi, është cilësuar si e pazakontë.

Dushi në një intervistë në InfoBox në RTV Dukagjini, ka thënë se qeveritë paraprake mund të kishin ofruar ndihmë sa i përket zbardhjes së vrasjeve të pasluftës, por, sipas tij, kjo çështje duhet t’i lihet në duar sektorëve të sigurisë dhe drejtësisë, pa u ndikuar nga politika.

Dushi, i cili është edhe anëtar i LDK-së, ka thënë se pa zbardhjen e këtyre rasteve, tensionet do të vazhdojnë të jenë të pranishme edhe kur koalicionet  mund të konsiderohen të domosdoshme.


Duke folur për proceset nëpër të cilat po kalon vendi, Dushi ka thënë se qeveria i ka numrat e duhur për t’i çuar ato përpara dhe se nuk janë të nevojshme zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ndërsa, sa i përket tejkalimit të përgjegjësive nga ana e kryeparlamentarit Kadri Veseli, Dushi e ka vlerësuar si diçka për konsum politik të kryepalamentarit.

Dushi në InfoBox ka theksuar për nevojën e shtimit të presionit ndërkombëtar ndaj palës serbe, sa i përket çështjes së zbardhjes se fatit të personave të pagjetur. Kjo sepse, sipas tij, me gjithë angazhimin e shtuar  të kësaj ministrie, komisionit qeveritar dhe grupit dialogues rreth këtij procesi, pala serbe ende vazhdon t’i mbajë të fshehura listat e vendndodhjes së varrezave. /RTV Dukagjini-Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori