PriFest hapi zyrtarisht sot aplikacionin online për pranimin e filmave për edicionin e XI-të të festivalit që do të mbahet më 20-27 prill 2017, në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.
PriFest pranon filmat artistik të metrazhit të gjatë në kategoritë konkurruese: Programi i filmit Evropian dhe Programi i Filmit Ballkanik (Mjaltë dhe Gjak), si dhe filmat e metrazhit të mesëm – Programi Konkurrues Medium Length (25-60 min) i hapur për filmat nga mbarë bota. Por, nga ky edicioni, PriFest do të ketë edhe një kategori konkurruese të filmave dokumentarë nga mbarë bota.
Drejtori Artistik I festivalit, Fatos Berisha, tha: “E kemi programin jogarues të filmave dokumentarë dhe jemi shumë të kënaqur me kualitetin e filmave dhe numrin e aplikacioneve që e marrim. Por, çdo vit na bëhet e njëjta pyetje nga pjesëmarrësit: përse ky program nuk është garues. Andaj, duke parë interesimin e madh dhe titujt që i kemi pranuar, vendosëm që edhe këtë program ta bëjmë garues. Ky është edhe një hap që tregon se festivali po rritet”
Aplikacioni do të jetë i hapur deri më 24 shkurt 2017. Çdo gjë rreth aplikimit kryhet online në faqen e PriFest-it. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251