LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Postimi i Bojken Abazit është ironik, e kuptojnë veç intelektualët

Gashi: Postimi i Bojken Abazit është ironik, e kuptojnë veç intelektualët

Avokati, Tomë Gashi ka thënë se statusi i anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, ku ai fyen ata që e quajanë “Kosovën nënë”, është ironik.

Gashi ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovësse ky postim i Abazit mund të kuptohet vetëm nga shtresa intelektuale.

“Unë përfaqësoj vetveten dhe e kuptoj si status ironik. Ka qenë i rëndë për ata që nuk e kuptojnë peshën e fjalëve”.


“Unë e kuptoj si deklaratë ironike por jo ofenduese, mu në më ofendon kjo, është funny, me humor më të tepruar Deklarata e tij nuk thotë se serbët e kanë krijuar Kosovën”, ka thënë Gashi, raporton Klan Kosova.

Më tej Gashi ka foluar edhe në cilësinë e avokatit të Abazit, për dëbimin që i është bërë muaj me parë,

“Është një çështje e rëndë, e ka dëbuar Boiken Abazin për shkak të qëndrimit të tyre për një përiudhë kohore më të gjatë se sa duhet, unë jam avokat i tij, ka qenë një skandal edhe për dëbimin e tij dhe disa zyrtarëve të tij”, përfundon Gashi.