LAJMI I FUNDIT:

Ivanovski: Do të jem i pari në mes të barabartëve

Ivanovski: Do të jem i pari në mes të barabartëve

Në një intervistë telefonike për 24Vesti, kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Nikolla Ivanovski, deklaron se nuk e ka parë lëndën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Prokurorisë Speciale Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai nuk ka dijeni nëse ish-kryetarja Elena Gosheva do t’ia dorëzojë një lëndë të tillë. Mbledhja e fundit e saj është më 26 tetor dhe nuk dihet nëse PSP-ja do të vihet në rend dite.

Megjithatë, Ivanovski paralajmëron se do të jetë vetëm i pari në mes të barabartëve. Ai konsideron se do të ketë shumë sfida dhe përparësi, por për këto gjëra do të flet, pasi që zyrtarisht ta merr detyrën e re./Telegrafi/