LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha zbulon pse u pagëzua me emrin Bleta dhe shumëçka rreth karrierës në MTV (Video)

Bebe Rexha zbulon pse u pagëzua me emrin Bleta dhe shumëçka rreth karrierës në MTV (Video)

Bebe Rexha ka folur rreth eksperiencës së të qenit nikoqire e MTV EMA Awards.

Ajo ndër të tjerash ka treguar edhe kohën se sa të vështirë e kishte të depërtonte në tregun muzikor, ndërsa tani do të jetë udhëheqëse e ceremonisë, e cila do të zhvillohet më 6 nëntor në Rotterdam të Holandës.


Bebe ka thënë se vite më parë kur e ka takuar Eminemin, ai nuk e kishte njohur deri momentin që i kishte treguar se ajo është tekstshkruasja e hitit ‘Monster’, ku reperi pati mjaft sukses pas bashkëpunimit me Rihannën, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja nuk hezitoi te thoshte si në të kaluarën se ‘ndihet krenare që është shqiptare duke bërë shqiponjën me duar’.

Pse janë kundër njëra-tjetrës Dua Lipa dhe Bebe Rexha?! (Foto)
Lexo po ashtu Pse janë kundër njëra-tjetrës Dua Lipa dhe Bebe Rexha?! (Foto)

Ajo më tutje ka zbuluar se si e kishte pagëzuar babai me emrin Bleta duke thënë se kur kam lindur i kisha sytë e mëdhenj dhe në këtë formë i ati i ndjerë i këngëtares e ka quajtur Bleta.

Por, amerikanët e kishin të vështirë që ta theksonin emrin e saj duke e ‘shtrembëruar’ në Blleta, Beta, Bebe dhe në fund, këngëtarja vendosi që të nofkën artistike të merrte – BEBE.

Bebe Rexha përlotet në skenë: Jam nga Dibra, jam krenare që jam shqiptare (Foto/Video)
Lexo po ashtu Bebe Rexha përlotet në skenë: Jam nga Dibra, jam krenare që jam shqiptare (Foto/Video)

Kjo e fundit zbuloi se tashmë shkruan 20-30 tekste në vit për këngëtarë të ndryshëm dhe se do të vazhdojë të ketë bashkëpunime të ndryshme.

Vlen të theksohet se këngëtarja nga Dibra është nominuar në kategorinë për yllin e ri më të mirë dhe në atë për depërtimin më të mirë në skenën botërore, kurse Dua Lipa vetëm në kategorinë për depërtimin më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Magazina

"Për dashurinë e jetës sime" - mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez

Magazina
Kalo në kategori