LAJMI I FUNDIT:

Abdullahu: Lista Serbe asnjëherë s’është larguar nga Qeveria

Abdullahu: Lista Serbe asnjëherë s’është larguar nga Qeveria

Lista Serbe me pompozitet pati paralajmëruar largimin nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës, posa u votua nga deputetët Ligji për Trepçën, por ata asnjëherë nuk janë larguar realisht nga Qeveria.

Të paktën kështu mund të konstatohet nga ajo që thotë zëdhënësi i kësaj Qeverie, Faton Abdullahu.

“Lista serbe nuk është larguar nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë ai në një prononcim të shkruar për klankosova.tv


Ishte ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq, por edhe zyrtarë të tjerë të Listës Serbe, që patën thënë se do të bojkotojnë seancat parlamentare, madje shtuan se po shohin edhe mundësinë e ngrirjes së veprimtarisë në Ekzekutiv.

Po ashtu, sipas Listës, serbët në Kosovë po përballen me situatën më të vështirë dhe potencialisht më të rrezikshme në dekadën e fundit dhe nga vendimet që janë sjellë këtyre ditëve do të varet, jo vetëm fati i përfaqësuesve politikë të Listës Serbe, por edhe fati i popullit serb në atë krahinë.

Se ka probleme nuk e mohoi as Abdullahu, por ai tha se pikërisht për këtë arsye do të ketë takime me serbët e listës.

“Ne do të takohemi me përfaqësuesit e Listës Serbe, sepse konsiderojmë se bisedimet janë premisë e tejkalimit më efektiv e më të dobishëm te të gjitha problemeve dhe shqetësimeve që mund të kemi”, pohoi Abdullahu.

Derisa ende nuk dihet se kur do të ketë një takim mes partnerëve shqiptarë e serbë të koalicionit, ka pasur zëra nga analistë të ndryshëm se ky është moment ideal që Lista Serbe të përjashtohet krejtësisht nga konfiguracionet politike.

Një nga avokuesit e këtij propozimi ka qenë edhe analisti Dardan Gashi, i cili ditë më parë në Zona B të Klan Kosovës tha se “ky është moment ideal që të përjashtohet tërësisht nga skena politike”.

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori