LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Lista serbe nuk i ka “ngrirë” asnjëherë funksionet në Qeveri

Gecaj: Lista serbe nuk i ka “ngrirë” asnjëherë funksionet në Qeveri

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Lista Serbe në asnjë moment nuk i ka “ngrirë” funksionet e zyrtarëve të saj në Qeverinë e Kosovës.

Ai duke i komentuar shkrimet në media se ‘Srbska’ po rikthehet në ekzekutivin kosovar, pas një abstenimi nga institucionet e vendit, ka thënë se nuk kanë asnjë indikacion zyrtar për ndonjë “ngrirje” funksioni të zyrtarëve nga Lista Serbe.


“Në ditët në vijim do të takohemi dhe do t’i shqyrtojmë të gjitha brengat të cilat mund t’i kenë”, ka shtuar Gecaj.

Ndryshe, deputetët nga Lista Serbe nuk kishin marrë pjesë në seancën në të cilën pritej të votohej demarkacioni. /Telegrafi/