LAJMI I FUNDIT:

Thaçi-Jazbec: Prioritet të jenë zgjedhjet fer dhe demokratike

Thaçi-Jazbec: Prioritet të jenë zgjedhjet fer dhe demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Sllovenisë, Milan Jazbec, si dhe këshilltaren politike të ambasadorit, Urška Potočnik, thuhet në njoftimin e kësaj partie drejtuar Telegrafit në Maqedoni.

Thaçi dhe Jazbec biseduan për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe mbarëvajtjen e tyre.

”Një ndër prioritetet e PDSH-së është mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimin e parregullësive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve.” tha Thaçi mes tyre./Telegrafi/