LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe rikthehet në Qeveri?

Lista Serbe rikthehet në Qeveri?
Zamenik premijera Kosova Branimir Stojanovic rekao je da je sa evropskim komesarom za susedsku politiku i pregovore o prosirenju Johanesom Hanom danas u Pristini razgovarao o svim otvorenim temama koje su vazne za srpsku zajednicu na Kosovu. (BETAPHOTO/Armenija Zajmi Besevic/DR)

Zëvendëskryeministri nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq, është rikthyer në Qeverinë e Kosovës

Burime të lajmi.net brenda Qeverisë, thonë se Stojanoviq është parë në zyrën e tij sot në ndërtesën e ekzekutivit.

Ende nuk dihet nëse rikthimi i tij në zyre, nënkupton edhe heqjen dorë nga bojkotimi i Qeverisë së Kosovës që nga 9 tetori ku Lista Serbe doli kundër Ligjit për Trepçën, duke ngrirë marrëdhëniet me institucionet e vendit. /lajmi.net/