LAJMI I FUNDIT:

Pacolli premton rritje ekonomike prej 10 për qind në vit (Video)

Pacolli premton rritje ekonomike prej 10 për qind në vit (Video)

Sot në Gjakovë, kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka mbajtur debatin për Zhvillim Ekonomik dhe Punësim.

Pacolli ka thënë se Gjakova i paguan shtetit tatim mbi tre për qind, ndërsa investimet e buxhetit të Kosovës për Gjakovën janë vetëm 1.2 për qind.

“Kjo është një hile që i bëhet Gjakovës”, ka thënë Pacolli, duke shtuar se në kohën sa ishte në Qeveri, me shumë mund kishte kërkuar që Gjakova të bëhet zonë e lirë ekonomike. “Unë sot çuditem pse kjo zonë e lirë ekonomike ka mbetur e heshtur. Kryetarja e Gjakovës duhet të punojë më shumë në këtë aspekt. Unë mund t’i numëroj fabrikat që rrinë bosh sot”.


Pacolli ka folur në pika të shkurta edhe për planprogramin e partisë si dhe për krijimin e “një qeverie funksionale, ku secili do të jetë përgjegjës për punën e tij në fund të ditës”.

“Ne garantojmë rritje ekonomike, çdo vit mbi 10 për qind, dhe kjo është e vetmja shansë për Kosovën. Nuk mund të ketë punësim me rritje ekonomike një ose dy për qind”, ka thënë Pacolli, duke shtuar se vetëm një rritje ekonomike prej 10 për qind do të ishte realisht faktori i cili do ta eliminonte varfërinë në Kosovë.

Ai ka thënë se “është turp për udhëheqësinë e këtij vendi që ta lejojë rreth 18 për qind të popullatës të jetojë në mjerim të skajshëm, derisa për vete kanë krijuar pasuri të mëdha”. /Telegrafi/

Pacolli: Jeta në mjerim e mbi 18% të popullsisë, është turpi i Qeverisë from Ekonomia Online on Vimeo.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori