Si ta joshim një mashkull? Është pyetja e pyetjeve që të gjithë ia bëjmë vetes. Nëse është e vërtetë që njerëzit joshen në bazë të dëshirave dhe personalitetit të tyre, atëherë yjet mbase mund të na mësojnë diçka.
Afiniteti mes çifteve varet edhe nga kombinimi i dy shenjave tuaja të horoskopit, por përpara se të formohet një çift, duhet të kuptojmë: Çfarë e josh një mashkull? Si të sillemi me të? Si e jeton dashurinë dhe seksin çdo shenjë e horoskopit?
Zbuloje më poshtë!
DASHI – Dashi është shenja më burrërore e zodiakut. Ai adhuron të sillet si mashkull, do të të mjaftojë të luash me zgjuarsi dhe ta lësh “të jetë mashkull”. Vish një fustan provokues, hiqu si një vajzë e brishtë dhe lëre atë të bëjë lëvizjen e parë. Do shikosh që nuk do të lërë të presësh.
DEMI – Demi pret kohën e duhur për të bërë lëvizjen e parë. Ai do të jetë i sigurt që ti je personi i duhur. Armatosu me durim dhe me shumë ëmbëlsi, qëndroji sa më shumë pranë. Pika e tij e dobët është ushqimi i mirë, kështu që mundohu t’i trajtosh mirë edhe në atë aspekt dhe do shikosh që në fund ai do “dorëzohet”.
BINJAKËT – Një të tillë do duhet ta joshësh me mendje. Je gati të përfshihesh në një mori bisedash fantastike me argumente nga më të larmishmet dhe të flirtosh si e marrë? Për të joshja është një lojë dhe pak rëndësi ka nëse ke fituar apo humbur, e rëndësishme është t’i kesh treguar që je një “lojtare e fortë”.
GAFORRJA – Mashkulli i Gaforres ka nevojë të ndihet i sigurt, i kuptuar dhe i vlerësuar. Për rrjedhojë, mbase do të të duhet pak kohë, por duhet të mundohesh ta bësh të ndihet i rrethuar nga vëmendja, poezia dhe ëmbëlsia. Për të joshur zemrën e tij, duhet më parë të fitosh besimin e tij.
LUANI – Si grabitqar që është, lëre Luanin tënd të të joshë, por kujdes, mos ia bëj punën shumë të thjeshtë sepse ai nuk i pëlqen gjërat e lehta. Ji elegante dhe femërore pasi pamja e jashtme është gjëja e parë që ai shikon. Pastaj tregoji të gjithë vullnetin tënd për të qenë “e vështirë”. Atij do t’i pëlqejë.
VIRGJËRESHA – Si i logjikshëm që është, nuk do të funksionojë aspak strategjia juaj për ta joshur me një veshje provokuese. Është i tërhequr nga femrat intelektuale që dinë ta joshin me mendje. Ka nevojë për kohë që të të njohë me themel. Mbase do të të duhet që ta ndihmosh duke e bërë ti hapin e parë.
PESHORJA – Për të joshur peshoren, një pamje e kuruar dhe e rafinuar, është e domosdoshme. Nuk do të shoqërohej kurrë me një femër vulgare, kështu që mundohu të jesh e sjellshme deri në maniakëri.
AKREPI – Ai është një mashkull misterioz dhe si i tillë, i pëlqejnë femrat misterioze. Për të duhet të jesh një sfidë e vazhdueshme, një enigmë e pazbulueshme. Nxirr në pah anën tënde prej Femme Fatale dhe do të shikosh që do të bjerë në këmbët e tua.
SHIGJETARI – Për të fituar zemrën e një Shigjetari, do të duhet më parë të tërheqësh vëmendjen e tij, por kjo s’është aspak gjë e lehtë, duke qenë se ai rrethohet nga qindra njerëz. Përdor çdo armë tënden për t’u veçuar nga të tjerat, qofshin këto sytë e tu të mëdhenj blu ose diploma jote në astrofizikë.
BRICJAPI – I ftohtë dhe i vetmuar, Bricjapi kërkon tek një femër të njëjtin seriozitet që ai vetë demonstron. Për t’ju afruar, fillo t’i flasësh për punën pasi është biseda e tij e preferuar. Në atë pikë, tregoji që e kupton thellësisht. Kjo do të bëjë që të shkrihet ngadalë akulli në zemrën e tij.
UJORI – Ai adhuron njerëzit interesantë, aktivë dhe plot ëndrra. Do të kalonte orë duke bashkëbiseduar për principe dhe ideale. Është e domosdoshme që për ta joshur, t’i tregosh që edhe ti të jesh po aq idealiste sa ai. Më shumë se një veshje sexy, me të funksionon një mendje me ide të shfrenuara.
PESHQIT – Mashkull pasionues dhe sensual dhe si i tillë i pëlqen që ta joshësh. Çliro fantazinë tënde! Krijo një situatë romantike, atmosferën e duhur dhe mundohu që të bësh një kontakt fizik sa më shpejt. Do të kuptosh që s’është fare e vështirë që të bjerë në grep. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t’i kombinoni gjatë vjeshtës
Këto tri modele flokësh mund t’i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj