LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen prapaskenat, Ivanovic e ‘kërcënoi’ Rizzolin në ndeshjen Shqipëri – Serbi

Zbulohen prapaskenat, Ivanovic e ‘kërcënoi’ Rizzolin në ndeshjen Shqipëri – Serbi

Shqipëri-Serbi e luajtur një vit më parë në Elbasan është përgatitur në një presion të madh, teksa rreth stadiumit ishte e mbushur me policë, me të gjitha gradat.

Ngjarja e Beogradit i kishte trembur të gjithë, dhe një tjetër ngjarje e tillë do kishte pasoja të rënda.


“Sport Ekspres” ka sjellë sot një ngjarje të parrëfyer më parë, dhe kjo nga arbitri i ndeshjes Nikola Ricoli, i cili në praninë e disa arbitrave të rinj shqiptarë, ka treguar atmosferën e ndeshjes si fillim.

“Sapo zbritëm në fushë për nxemjen e zakonshme, një rrebesh vërshëllimash na bllokoi veshët për disa minuta. Nuk ishin për ne, por për lojtarët serb. E teksa vrapoja shihja stadiumin e tejmbushur”.

Për Ricolin ishte e vështirë ta gjykonte atë ndeshje: “Nuk do të mund te drejtoja atë ndeshje në asnjë formë tjetër përveç se të përpiqesha të ruaja qetësinë dhe të shmangia vendime që mund të ndiznin ndeshjen. Po pata frikë për jetën dhe ju them se pse”, tregon italiani, që rrëfen më pas ngjarjen e ndodhur në dhomat e zhveshjes me kapitenin Ivanoviç.

“Në dhomat e zhveshjes na afrohet Ivanoviç, kapiteni i Serbisë dhe më drejtohet: “Nëse se ke dhënë atë penallti i shtyrë nga ambienti, dije se sapo i ke hyrë në hak popullit serb që tani kanë punë me ty dhe të duan të vdekur… Të kuptohemi, nuk kam asgjë unë me ty, por të garantoj që populli serb ka!”.

Sigurisht që këto fjalë e kanë shtangur Ricolin, i cili i tregon rastin në fjalë Ivanoviçit, dhe kapiteni dorëzohet dhe pranon se arbitri italian kishte marrë vendimin e duhur.

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori