Një pjesë e mirë e ilaçeve popullore na bëjnë të mos ndihemi rehat. Të përgatitur nga produkte ushqimorë që i kemi në shtëpi, ndjesia e parehatisë që na japin ilaçe të tillë popullorë nuk është diçka që mund të mos e kapërdijmë.
Por ajo që duhet të dimë është se ka disa ilaçe të tillë, që më mirë të mos i përdorim…
Pastë dhëmbësh për aknet
Pasta e dhëmbëve mund t’i përthajë puçrrat falë prezencës së sodës. Megjithatë ka shumë kimikate të shtuar (si alkooli, peroksidi i hidrogjenit dhe mentoli) në pastën e dhëmbëve, që mund të irritojnë lëkurën tuaj.
Pastrues lëkure nga arrat
Skrabi nga arrat për të larguar qelizat e lëkurës së vdekur nga trupi është një ide e keqe. Edhe pasi t’i shtypni arrat do të ketë shumë tehe të dhëmbëzuara, që përbëjnë rrezik për çarje të lëkurës.
Maska me të bardhën e vezës
Në kundërshtim me besimin e përgjithshëm maskat me të bardhën e vezës nuk i bën asnjë të mirë lëkurës. Përveç kësaj përmban rrezikun e infeksionit të salmonelës, i cili mund të shkaktojë diarre, ethe dhe shtrëngime barku.
Gjalpë për djegie
Mos përdorni kurrë gjalpë për të shëruar djegiet. Diçka e tillë mund t’iu vendosë përballë rrezikut për infeksion, pasi në gjalpë mund të rriten bakteret. Kur digjeni, hidhni shpejt ujë të ftohtë në vendin që digjeni, aplikoni krem me antibiotik dhe mbulojeni me të vendin ku jeni djegur.
Kos për infeksione mykotike
Një keqkuptim i zakonshëm është se kosi heq qafe infeksionet mykotike. Për fat të keq nuk ka të dhëna që të vërtetojnë diçka të tillë. Përdorimi i këtij produkti madje mund të çojë edhe në infeksione të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime