LAJMI I FUNDIT:

Kur jeta është e rrezikuar vazhdimisht: Banorëve të fshatit Llukar u “rrëshqasin” shtëpitë, shkaku i terrenit të lagësht (Foto)

Kur jeta është e rrezikuar vazhdimisht: Banorëve të fshatit Llukar u “rrëshqasin” shtëpitë, shkaku i terrenit të lagësht (Foto)

U bënë tri vite që familja Azemi nga Fshati Llukar, është duke jetuar nën frikën e rrënimit të shtëpisë si pasojë e terrenit të lagësht dhe kushteve atmosferike.

Shtëpitë e tyre jo vetëm që janë plasaritur nga rrëshqitja e dheut por edhe toka e tyre, në të cilën janë të vendosura shtëpitë, dhe jo vetëm, është bartur disa centimetra përpara – duke formuar një hark dhe ngritje të shtëpive prej 75 centimetër.

Në një prononcim për Telegrafin, kryefamiljari Agim Azemi thotë se ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës që t’i bëhet një zgjidhje por sipas tij kjo gjë nuk është arritur asnjëherë.


xx2

Siç thotë ai, një vendim që i ka ardhur nga komuna u sugjeronte që ata të merrnin një shtëpi me qira, ndërsa pagesa mujore e siguruar ishte vetëm 20 euro.

E, kjo sipas tij ishte një pagesë qesharake, me 24 anëtarët e familjes së tij.

“Përpara ka qenë mirë këtu, ndërsa tash është në ekstrem lëvizja e tokës. Shumë herë kam dërguar kërkesa e asnjëherë s’ka pas asgjë nga komuna. Një firmë nga Kroacia kanë thënë që automatikisht duhet të lëvizim nga ky vend”, tregon Azemi shqetësimin e tij.

xx1

Përveç lëvizjes së shtëpisë, mbrapa shtëpisë së tij është edhe një pjesë e mbjellë me pemë, po ashtu aty është edhe një pus. Mirëpo, pusi ishte shtypur pothuajse komplet dhe pemët ishin futur ndër dhe nga shtyrja e madhe e tokës që po ndodh për tri vite radhazi.

Azemi tregoi se ky pus ka pasur ujë të bollshëm dhe se pemët kanë qenë gjithmonë frytdhënëse, ndërsa tash janë të gjitha të pashfrytëzueshme dhe sipas tij ekziston rreziku që edhe pak të gjitha të dalin përtej asfaltit së bashku me shtëpi.

xx7

Sipas tij, ish-drejtori i urbanizmit në komunën e Prishtinës Xhelal Svelca ka qenë disa herë duke i thënë që është urgjent lëshimi i këtij vendi.

“Komuna ka thënë që ne i kemi dhënë pagesë për qira e kjo është rrenë e Komunës. Shpendi deri sa i mori votat thoshte se është i popullit, e tash po i them Shpendit ‘ Ku janë fjalët?’. Me Isa Mustafën kurrë s’jam takuar, e me Shpendin edhe më hiç”, vazhdoi tregimin e shqetësimit të tij, duke i bërë i bërë apel Komunës dhe qeverisë që të bëjnë diçka më shpejt se mund të ndodh ndonjë tragjedi me këtë familje.

xx13

“Në vitin 1999 e kam bërë themelin e shtëpisë, e Shpendi e Xhelali më kanë kërkuar leje të shtëpisë. Atëherë s’ka pas leje sepse e kam bërë menjëherë pas lufte”, vazhdon tutje rrëfimin e tij Azemi për të cilën gjë thotë se është demoralizuar komplet nga kjo qeverisje e qytetit të tij.

Ai po ashtu thotë se edhe fëmijët sa herë shkojnë në shkollë, kur bie shi duhet të kthehen në gjysmë të rrugës pasi mund të lagen.

xx3

Ai thotë se për shkak të mungesës së kanalizimit, uji i shirave mblidhet duke formuar ishuj të vegjël.

“Prej kazermës deri te bunari ka pengesa në komunikacion dhe s’mund të kaloni për shkak të shirave. Edhe pse i kam lut që të vijnë ta shohin gjendjen. Ia kam parashtruar këto vështirësi që i kemi te komandanti i policisë së Vranjevcit”, thotë ai duke treguar po ashtu se në rrugën afër shtëpisë së tij ndodhin edhe shumë ndeshje komunikacioni.

xx14

Azemi thotë se edhe gypat e ujit kanë probleme pasi ato pëlcasin nga shtypje për shkak të lëvizjes së tokës.

Lidhur me këtë, zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal të Prishtinës, Arjeta Mjeku ka pohuar se në këtë vend ka pëlcitje të shpeshtë të gypave për shkak të vjetërsisë së tyre dhe terrenit agresivë.

xx8

“Po, është e vërtetë që ka shpesh pëlcitje të tubave (gypave të ujit), për shkak të vjetërsisë së tyre dhe terrenit agresiv në atë pjesë/zonë/fshat. Gjithmonë, Kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’ sh.a., intervenon me sanime, në kohë sa më të shpejtë të mundur. Ndërsa intervenime tjera që janë bërë ka qenë edhe instalimi i fazonerive për reduktim presioni në disa zona”, tha Mjeku.

Telegrafi po ashtu, është munduar më shumë se një javë të marr një përgjigje nga Komuna e Prishtinës rreth kësaj çështje, mirëpo ata nuk kanë dhënë asnjë përgjigje për këtë. /Telegrafi/

xx5 xx6 xx10

Në trend Lajme

Më shumë
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Lajme
Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë

Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë

Lajme
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori