LAJMI I FUNDIT:

Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë, Komuniteti i Energjisë hap çështje kundër Serbisë

Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë, Komuniteti i Energjisë hap çështje kundër Serbisë

Në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës zhvilloi punimet takimi i 14-të i Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë. Tryezën e drejtoi Ministri për Tregtinë e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ekonomike të Bosnje Hercegovinës Mirko Sarovic dhe Drejtori për Energjinë në Komisionin Evropian Dominique Ristori. Shqipëria përfarohej në këtë takim prej Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri.

Gjatë punimeve të Këshillit, përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës ngritën shqetësimin e ngërçit të krijuar nga Serbia për futjen në punë të linjës së interkonjeksionit mes dy vendeve, tashmë e përfunduar dhe inauguruar. Fakt ky që sipas tyre po shkakton mospërdorimin e të ardhurave nga alokimi i këtyre kapaciteteve.

Që të bëhet i mundur operimi i kësaj linjë duhet që Sistemi i Transmetimit të Kosovës (KOSTT) të njihet nga ENSO-E, rrjeti evropian i transmetimit. Pra, të njihet ndarja e sistemit të transmetimit të Kosovës nga sistemi i transmetimit të Serbisë, çka është dhe pjesë e bisedimeve në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.


Pas shqetësimit të shprehur nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë doli me vendim për hapjen e një çështjeje kundër Republikës së Serbisë për mospërmbushjen e kërkesave të Traktatit të Komunitetit të Energjisë duke i lënë 31 Dhjetorin 2016 si afat për të zgjidhur situatën. Në këtë çështje, Serbia mbeti e vetme pasi kishte kundër edhe Ukrainën, Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Ky është hap serioz që institucionet europiane ndërmarrin ndaj Serbisë e cila vazhdon të mospërmbushë detyrimet e marra përsipër edhe në marrëveshjen e Brukselit për dhënien e pavarësisë së sistemit të transmetimit të Kosovës.

Në këtë konferencë u miratuan edhe lista e projekteve me interes për vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë, në të cilën u përfshinë projekte me interes strategjik për vendin si gazsjellësi Shqipëri-Kosovë, linja 400 kV Shqipëri-Maqedoni, e cila tashmë ka siguruar financimin dhe pritet të fillojë investimi në vitin 2017. Gjithashtu u përfshi dhe

Projekti IAP e cili sipas deklarimeve të përfaqësuesit të BE-së është projekt me interes strategjik jo vetëm për Ballkanin por gjithë Rajonin dhe Europën Qendrore.

Gjatë punimeve të Këshillit, ministri Gjiknuri informoi edhe për ecurinë e reformave në sektorin e energjisë dhe sidomos për ecurinë e projektit TAP si një parakusht për zhvillimin e gazsjellësit IAP dhe degëzimti me Kosovën.

Në këtë konferencë, Kosova mori Presidencën e radhës ndërsa u prezantua gjithashtu edhe raporti i Sekretariatit ku u evidentua progresi që ka bërë Shqipëria si një nga vendet anëtare lider në reformat e energjisë në rajon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Lajme
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës

Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës

Lajme
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Lajme
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Lajme
Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve

Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve

Lajme
Kalo në kategori