Është arrestuar në Tetovë i punësuari si sigurim në Komunën e Tetovës, i cili ka pasur fletë-arrest qendror dhe ndërkombëtarë për mbajtjen e burgut prej 5 vjetëve, për kryerjen e veprës penale “marrje peng”.
“Sot, gjatë mesditës është arrestuar 38 vjeçari A.B. nga fshati Bogovinë i Tetovës, i cili ka qenë i gjykuar për mbajtje të burgut prej 5 vjetëve. Pas arrestimit dhe mbajtjes së shkurtër, të realizuar me urdhër gjyqësor, ai është dorëzuar në Burgun e Idrizovës për mbajtjen e dënimit me burg. Personi në fjalë është kërkuar për veprën “marrje peng” dhe për të ka pasur të lëshuar fletë-arrest qendror dhe ndërkombëtarë”, tha zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Komunës së Tetovës, Marjan Josifovski.
I arrestuari A.B., gjithashtu ka qenë i shpallur në kërkim në ueb – faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Burimet e Portalb.mk, thonë se që nga ardhja e kryetares së Komunës së Tetovës në detyrë, personi i arrestuar ka qenë sigurim i saj.
Në lidhje me atë se si është e mundur që një person i cili është në kërkim me fletë-arrest qendror dhe ndërkombëtarë, të jetë i punësuar apo në shërbim të detyrës në Komunën e Tetovës, Portalb ka kontaktuar me sektorin përkatës të Komunës, por të njëjtët kanë zgjedhur të heshtin./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë