LAJMI I FUNDIT:

Shpallja që shokoi Gjermaninë: Tentojnë ta shesin foshnjën në internet për 5 mijë euro!

Shpallja që shokoi Gjermaninë: Tentojnë ta shesin foshnjën në internet për 5 mijë euro!

Shpallja që shokoi Gjermaninë: Tentojnë të shesin foshnjën për 5 mijë euro!

Në ueb-faqen e eBay për shpallje të vogla, figuron emri i një foshnje që e kishin nxjerrë në shitje! Sipas “Rines Post”, fjala është për një vajzë një muajshe, për të cilin kishin kërkuar 5 mijë euro.

Shpallja e pazakontë që ishte postuar në Duisburg të Gjermanisë është hequr nga faqja 30 minuta pasi ishte publikuar, pasi një numër i madh i përdoruesve arritën t’i bëjnë “screenshot”. Por deri më tani nuk dihet nëse ishte ndonjë shaka e çuditshme, mashtrim apo një ofertë serioze, transmeton Telegrafi.


“Kërkojmë që autori i kësaj vepre të përgjigjet para drejtësisë, edhe nëse bëhet fjalë për ndonjë shaka”, ka deklaruar Pierre di Boa, zëdhënës i sektorit të shpalljeve të vogla në eBay.

Ndërkohë, kanë filluar hetimet lidhur me dyshimin për trafikim me njerëz, derisa televizioni “WDR” njofton se policia gjermane tashmë dyshon tek dy burra të cilët janë refugjatë.

Fëmija që ishte nxjerrë në shitje i është dorëzuar autoriteteve përkatëse për përkujdese, derisa prindërit e saj janë dërguar në mbajtje. Edhe pse ende nuk dihet se kush e kishte postuar këtë shpallje, policia ka konfirmuar se ajo nuk ishte dërguar nga adresa e prindërve të vogëlushes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret

Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret "forcë e madhe"

Azia

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron:

Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron: "Libani nuk mund të bëhet Gaza e re"

Botë
Kalo në kategori