Amir Abrashi humb ndeshjen e fundjavës në udhëtim me Hoffeheimin për javën e 7-të të Bundesligës.
Gjatë seancës stërvitore të së martës të Frieburgut, mesfushori shqiptar i sapokthyer nga grumbullimi me kombëtaren, ka pësuar një tronditje në kokë gjatë një dyluftimi e për rrjedhojë do të mungojë në ndeshjen e së shtunës si masë paraprake. Para se të ndodhë ky incident 26-vjeçari kishte dhënë një intervistë për faqen e klubit, ku ndër të tjera dha opinionin e tij për dy ndeshjet e fundit eliminatore të Shqipërisë.
Abrashi fillimisht i përgjigjet me humor pyetjes nëse e kishte përdorur pasaportën diplomatike, që të gjithë futbollistët kuqezi morën pas paraqitjes pozitive në Europian, duke kujtuar se për momentin ka udhëtuar me pasaportën normale dhe se të gjithë kuqezinjtë në njëfarë mënyrë janë ambasadorë të vendin të tyre. Përsa i përket ndeshjes së fundit me Spanjën, Abrashi theksoi se pavarësisht humbjes, Shqipëria ka fituar shumë nga kjo përballje.
Ka qenë gjithmonë ndër më të mirët në fushë për Shqipërinë, por sërish nuk mërzitet nga vendimi i De Biasit për të mos e aktivizuar ndaj “La Rojas”. “Pit Bulli” i kuqezinjve tregon sa dëshironte të ishte pjesë e formacionit, por sipas tij nuk është tragjedi që qëndroi në stol për zgjedhje taktike të trajnerit.
Spanja tregoi në “Loro Borici” se i përket një niveli tjetër, por për Abrashin lojtari që i ka bërë më shumë përshtypje ishte Andres Iniesta. “E admiroj këtë lojtar për cilësitë që ka, gjithmonë merr vendimet e duhura, – vijoi më tej Abrashi” – , ai është mesfushori më i mirë që kam parë.”
Shqipëria e realizoi ëndrrën me pjesëmarrjen në një ende madhor të futbollit në “Francë 2016”. Ndërsa në kualifikueset e botërorit për shkak edhe të formatit, duhet një mrekuli për t’ia dalë mbanë.
“Kemi 6 pikë dhe kjo është e rëndësishme. Fitoret me Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin na mbajnë ende në lojë, – shpjegon më tej Abrashi. – Spanja ka treguar se është thuajse e pamundur për ta mposhtur. Tani duhet të fitojmë me Izraelin dhe pastaj të shohim çfarë do të ndodhë ndaj Italisë. Në Maqedoni ata e shënuan golin e fitores vetëm në minutat shtesë.”
Mesfushori kuqezi e pranoi gjithashtu se nëse takimi i parë me Maqedoninë nuk do të ishte ndërprerë për shkak të reshjeve të shiut, Shqipëria nuk do të ishte mundur të merrte fitoren.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëYlli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Ansu Fati në janar pritet të largohet nga Barcelona, mësohet destinacioni i tij
Chelsea dhe Liverpool në garë të ngushtë për transferimin e sulmuesit gjerman
Messi ia plotëson dëshirën vogëlushit për foto, por jo edhe dy të rriturve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit