LAJMI I FUNDIT:

Basha: Që nesër nisim ndërtimin e një koalicioni të madh kundër ‘aleancës së drogës’

Basha: Që nesër nisim ndërtimin e një koalicioni të madh kundër ‘aleancës së drogës’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar sot aksionin e ri opozitar që do të nisë që nesër në Parlament: Ndërtimin e një koalicioni të madh kundër “aleancës së drogës”, siç e etiketoi ai qeverinë.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Basha deklaroi: Edi Rama nuk ia ka dalë dot t’i mbyllë gojën opozitës, të zhdukë të vërtetën. E di presionin e jashtëzakonshëm që ka ushtruar mbi median; mundohet me të gjtiha format e një regjimi të zhytur në korrupsion të largojë nga mediat e shqiptarëve këtë problem, po r y problem është ndërkombëtarizuar tashmë në Europë e SHBA, transmeton Syri.net

Problemi është regjimi narkotrafikant, që e ka bërë vendin, linjën kryesore të furnizuar me kanabis, sesi ky trafik bëhet me bashkëpunimin e krerëve të policisë.


Shkrimi i ekspertit amerikan Bill Cowan i bën thirrje Presidentit të ardhshëm të SHBA-së se do t’i duhet të përballet me një sërë problemesh në Ballkan, se droga është rreziku kryesor i destabilizimit të vendeve të Ballkanit dhe flet për inkriminimin e krerëve të Ballkanit.

PD e ka denoncuar prej më shumë se dy vitesh këtë çështje; ne nuk kemi heshtur dhe e kemi përballur me emra e mbiemra këtë problem: drogimin e Shqipërisë. Edi Rama është përgjigjur me tallje, me censurë.

Tani që nuk ka më asnjë shqiptar që s’e ka kuptuar pse Edi Rama nuk e zbaton ligjin e dekriminalizimit dhe pa të, problemet e drogës dhe zgjedhjet që lidhen me drogën dhe dekriminalizimin do të vijnë duke u rënduar, unë kam një zgjidhje për çdo shqiptar, për çdo media me kurajo civile që përballë “aleancës së drogës” të ndërtojmë një koalicion të madh vlerash, që t’i kundërvihemi me të gjithë fuqinë e vlerave tona, sigurisht me PD, duke marrë përgjegjësinë tonë.

Ta ketë të qartë se pa dekriminalizimin nuk do të ketë paqe.

Së dyti, të bëjmë të mundur përmes bashkimit tonë që të gjithë ata që kanë në dorë shdërrimin e Shqipërisë në një hambar droge, të largohen nga funksionet drejtuese.

Së fundi, duke ndalur këtë të keqe të madhe që do të shndërrojë shqiptarët dhe fëmijët në skllevër, do të shnëdrrojë fermerin shqiptar në një të ardhme të pasigurtë, se i dalin para rojet e armatosur të Ramës dhe Tahirit, të bashkohemi para se e keqja ta kapë Shqipërinë.

Kjo nis nesër në Parlament, por dhe me një dialog të hapur me të gjithë faktorët shqiptarë; ne do të kërkojmë mendimin e çdo shqiptari të ndershëm që nuk e pranon drogën, që nuk pranon kriminelët si kryetarë bashkie, drejtues administrate, në mënyrë që këtë t’ia kundërvëmë “aleancës së drogës dhe me aksion politik dhe qytetar, t’i japim fund. Këtë e bëjmë jo për PD-në, por për fëmijët tanë”,përfundoi Basha.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori