Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se rezoluta e legjislativit që kërkon lirimin e nënkolonelit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, është tërheqje e vërejtjes ndaj Serbisë.
Ai ka deklaruar se deputetët janë të vendosur për të mbrojtur pavarësinë, kushtetutshmërinë dhe qytetarët e vendit.
“Kuvendi ka përdorur kompetencën e tij në këtë rast Kjo rezolutë është tërheqje e vërejtjes ndaj Serbisë që vepron në këtë mënyrë vazhdimisht – veprime që mund të çojnë në prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Zemaj në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Ne kemi dy letra që nga ministritë e vendit i janë dërguar zyrave ndërkombëtare dhe të gjitha komunikimet në këtë rast do të bëhen përmes zyrës së përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Në këtë drejtim përcaktimi ynë është i qartë: ne mbrojmë pavarësinë e Kosovës, kushtetutshmërinë dhe qytetarët e vendit”, tha ai.
Ndërsa sa i përket letrave të Presidentit Hashim Thaçi, dërguar prokurorisë së shtetit, Zemaj ka thënë se duhet punuar pa u lodhur në zbardhjen e krimeve të luftës dhe pasluftës.
“Thirrja jonë për drejtësi për të gjitha krimet që janë kryer në Kosovë gjatë dhe pas luftës është e vazhdueshme. Është kërkesë edhe e familjarëve, por edhe e njerëzve të vullnetit të mirë që këto krime të zbardhen. Ne duhet të besojmë, të punojmë dhe të angazhohemi, për të pasur lëvizje pozitive që të gjithë ata që kanë kryer krime ta marrin dënimin e merituar”. /klankosova.tv/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A