LAJMI I FUNDIT:

Përfundon në gjyq për grafitet për ‘Revolucionin Laraman’

Përfundon në gjyq për grafitet për ‘Revolucionin Laraman’

Akuzë kundërvajtje ka marrë pjesëmarrësi në protestat e “Revolucionit Laraman”, Zhare Stevanoski nga Prilepi, për shkak që gjatë protestave para komunës në asfalt ka shkruar grafite “Do të shtriheni”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në katër seanca individuale, aktivisti qytetar dhe avokati Zhare Stevanoski do të gjykohet në Gjykatë Themelore në Prilep, sipas nenit 191 nga ligji për siguri në komunikacionin rrugor, për shkak se si pjesëmarrës në “Revolucionin Laraman” në kohën e protestave në Prilep, në asfalt para Komunës ka vizatuar grafite “do të shtriheni”.


Për Stevanoskin këto lajmërime janë vetëm një nga mënyrat që qeveria bën presione ndaj qytetarëve./Telegrafi/