LAJMI I FUNDIT:

Ibishi: Kosova duhet të fillojë reciprocitetin me Serbinë për arrestime (Video)

Ibishi: Kosova duhet të fillojë reciprocitetin me Serbinë për arrestime (Video)

“Serbia e deskriditoi Kosovën me arrestimin e zyrtarit të lartë, e ne sot e diskredituam veten në mungesë të deputetëve për të miratuar Rezolutën”, tha Nuredin Ibishi, deputet i LDK-së.

Ai ka thënë se janë disa deputetë që duhet të shikojmë ti disiplinojë sa i përket qëndrimit në seancën e Kuvendit kur janë në pyetje Rezoluta të rëndësishme siç ishte kjo për komandantin e Policisë, i cili është i burgosur në Serbi.

Ibishi ka ftuar edhe kryetarin e Kuvendit të marrë hapa në këtë drejtim, për t’i detyruar deputetët të qëndrojnë në seanca.


E si njohës i sigurisë, Ibishi ka thënë se zyrtari i policisë është 24 orë në detyrë, dhe fjalët se nuk ka qenë në detyrë nuk çojnë asnjëherë peshë.

Ibishi ka thënë se vendi nuk e ka shfrytëzuar çështjen sa i përket Interpolit, por edhe evidencave dhe fletarrestimeve sa i përket pjesëtarëve të UÇK-së, dhe në këtë aspekt shteti duhet bërë më shumë për t’i tejkaluar këto problematika që po dalin sot.

Ai ka thënë se arrestimi i Thaçit është kryekëput politik dhe si i tillë edhe është konkretizuar, duke shtuar se nëse serbët bëjnë arrestime të tilla, pse të mos bëjnë edhe ne. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori