LAJMI I FUNDIT:

O’Connell: Gjykata Speciale të mos shihet si spastrim i skenës politike (Video)

O’Connell: Gjykata Speciale të mos shihet si spastrim i skenës politike (Video)

Ambasadori britanik, Ruairí O’Connell, duke folur për ndikimin që ndërkombëtarët mund të kenë në krijimin e Gjykatës Speciale, e më pas edhe për ndikimin e saj në skenën politike të Kosovës, ka thënë se nuk është duke ndjekur procesin e kësaj gjykate, për shkak se kjo duhet të jetë çështje e pavarur e prokurorisë, pa ndikuar as diplomatët e huaj e as sistemi i brendshëm politik.

Në lidhje me supozimin se krijimi i kësaj gjykate mund të ndikojë në skenën politike, ai ka thënë se Kosova është përballur më hetimin e zyrtarëve të saj edhe më herët, kur sistemi politik ka qenë më i brishtë, por ky sistem ka mbijetuar, prandaj ai nuk ka dyshim se Kosova mund të ballafaqohet me çfarëdo sfide.

Ndër të tjera, O’Connell ka thënë se Gjykata Speciale nuk duhet të shihet si spastrim i skenës politike, sepse kjo mund të arrihet me vullnetin e popullit, por duhet të shihet si drejtësi për viktimat e krimeve të luftës.


O’Connell, ka thënë, se liberalizimi i vizave nuk varet nga ajo se a e meriton Kosova, por nga proceset teknike dhe kushtet të cilat Kosova duhet t’i plotësojë.

“Liberalizimi i vizave nuk varet nga ajo se a e meriton Kosova, por nga proceset teknike dhe kushtet të cilat Kosova duhet t’i plotësojë. Kosova nuk ka nevojë për ndihmën e Britanisë së Madhe ose dikujt tjetër, ajo mund t’i plotësojë kushtet dhe të kërkojë nga Brukseli liberalizimin e vizave”, ka thënë ambasadori O’Connell, në emisionin “Komiteti” të Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini.

Sipas O’Connellit, nuk do të ketë liberalizim të vizave nga Britania e Madhe për kosovarët, dhe jo sepse britanikët veçojnë popullin e Kosovës, por sepse kjo është njëra ndër politikat e tyre, edhe për vendet e tjera ballkanike.

Në vazhdën e interesimit të madh të të rinjve kosovarë për punë sezonale në Britani të Madhe, ambasadori britanik ka potencuar se nuk do të lejohet një gjë e tillë as tani, e as në të ardhmen, edhe pse komuniteti kosovar është mjaft i integruar në Britani të Madhe.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori