LAJMI I FUNDIT:

Veliu: Nuk do ta lusim Listën Serbe të kthehet në institucione

Veliu: Nuk do ta lusim Listën Serbe të kthehet në institucione

Partia e cila po udhëheq me qeverinë e vendit, LDK nuk është shumë e shqetësuar me daljen e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës. Në këtë parti thonë se kjo nuk do të pengojë punën e Qeverisë në arritjen e objektivave.

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i komunës se Podujevës, Agim Veliu thotë se nuk e kanë në plan ta lusin Listën Serbe të kthehet në institucioneve.

“Jo nuk e kemi plan me i lut. Pse me i lut. Ata i kanë vendet e tyre, ato që iu takojnë, kështu qe nuk e kemi ndërmend me i lut, aman kthehuni. Nuk jemi fëmijë me u sjellë në këtë mënyre”, ka thënë Veliu për Indeksonline.


Për Veliun është e papranueshme ngrirja ose bojkotimi i institucioneve.

Sipas tij, të gjithë duhet t’i respektojnë institucionet.

“Çfarëdo arsye qofshin ato për mua nuk është në rregull as ngrirja as bojkotimi, por as gjuaja me gaz e institucioneve. Institucionet për mua janë të shenjta dhe ato duhet respektuar. Duhet me ushtru atë pozicion që ta ka dhënë populli nëpërmjet votës edhe me u sjell me përgjegjësi. Me i bojkotu institucionet dhe me i sulmu për mu është e papranueshme”, ka theksuar Veliu.

Ai thotë se Lista Serbe le t’i shqyrtojë vet pozicionet e saj. Ndërsa ka thënë se ligji i miratuar për gjigantin metalurgjik Trepça është në të mirë të qytetarëve të vendit.

“Nuk është kiamet i madh. Ne vazhdojmë me punë. Qeveria vazhdon me punën e vet. Koalicioni vazhdon. Kjo nuk e pengon punën e Qeverisë”, ka shtuar Veliu.

Lista Serbe ka marrë vendim për të pushuar aktivitetin e saj në kuadër të qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës pas miratimit të Ligjit për Trepçën në seancën e se premtes./Indeksonline/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori