LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Strumicës masovikisht aplikojnë për pasaporta bullgare

Qytetarët e Strumicës masovikisht aplikojnë për pasaporta bullgare

Qytetarët e Strumicës masovikisht marrin pasaporta bullgare për të shkuar jashtë vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsyeja është që të marrin dokumentacion evropian me të cilat pa problem mund të punojnë dhe jetojnë në vendet perëndimore. Zyrtarisht sesa banorë të Strumicës me shtetësi të dyfishtë ka, ende nuk dihet, por Strumica përmendet si qyteti i dytë në Maqedoni me më shumë qytetarë me pasaportë bullgare.

Në Strumicë poashtu shkollat komunale thonë se çdo vit regjistrohen shumë pak nxënës për shkak të familjeve që braktisin vendin, por aksund nuk ka numër konkret për trendin e migrimit. Sipas statistikës së BE-së, Maqedonia është e treta me numër me pasaporta të Bullgarisë.


Ndërmjetësuesit për dhënien e pasaportës bullgare paguajnë prej 100 deri 150 euro, pas dokumentit, kurse koha e pritjes për rregullimin e pasaportës bullgare është prej 1 deri 3 vite. /Telegrafi/