LAJMI I FUNDIT:

Ronela tregon të vërtetën për marrëdhënien me Young Zerkën

Ronela tregon të vërtetën për marrëdhënien me Young Zerkën

“Syn i jemi”, bashkëpunimi i fundit i Ronela Hajatit dhe Young Zerkës ka qenë një nga këngët më të dëgjuara të verës që kaloi, por në të njëjtën kohë ktheu nën vëmendje pikëpyetjet për miqësinë e dy këngëtarëve.

E ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan, Ronela, e papërgatitur, me sa duket, për pyetjet personale të moderatores, tha se ajo dhe reperi i njohur nga Korҫa kanë një marrëdhënie të veҫantë.

Zerka u përfol se u nda nga e dashura që kishte prej disa vitesh dhe pas saj u lidh me Ronelën. Por për këtë, këngëtarja tha se nuk është në dijeni se ҫfarë ka bërë Zerka më parë: “Nuk e di, sepse nuk i kam mbajtur pishtarin…” – thotë ajo pasi Rudina e pyeti se si ishte e vërteta.


Ndërsa pyetjes së drejtpërdrejtë nëse ata të dy janë apo jo të lidhur, ajo përgjigjet: “Zerka është një mik shumë i afërt me mua. Ai ka një lloj stili që e kanë pak veta…. “ – duke iu shmangur pak e sikletosur pyetjes së drejtpërdrejtë, derisa Rudina vijon të këmbëngulë: “Domethënë mes jush nuk ka më shumë se sa miqësi, nuk keni një lidhje dashurie?” “Jo…”, – mohoi Ronela duke vijuar se nuk do të flasë më shumë për jetën e saj private.

Gjithmonë, ajo do që më shumë të përflitet për punën e saj se sa për marrëdhëniet personale: “Është hera e parë që flas në studion tënde për jetën private, sepse nuk dua të flas. Do të flas kur të vijë momenti, por jo tani” – tha Ronela, duke iu përgjigjur me siklet edhe pyetjes së fundit personale që i bëri Rudina, nëse është apo jo në një lidhje dashurie për momentin: “Ncuq…” – tha ajo, por Rudinës, me sa duket, nuk i erdhi e sinqertë: “Mezi të doli ajo ncuq ama…. “ – e mbylli ajo kapitullin e pyetjeve personale.

Përtej pyetjeve pikante, Ronela ka treguar edhe për projektet e fundit muzikore, klipet e realizuara, marrëdhënien e veҫantë me të ëmën, si dhe planet për të qenë sërish pjesë e garave muzikore.

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Kalo në kategori