LAJMI I FUNDIT:

Del i zhveshur në rrugë për të sfiduar stuhitë e uraganit (Video)

Del i zhveshur në rrugë për të sfiduar stuhitë e uraganit (Video)

Lane Pittman nga Florida e Shteteve të Bashkuara, ka dalë i zhveshur në rrugë, derisa vendi është përfshirë nga moti keq dhe stuhitë.

Derisa shumë njerëz janë mbyllur në shtëpi apo evakuuar, në përpjekje që të shpëtojnë nga Uragani Matthew, ky student ka vendosur të dalë jashtë dhe të përballet me stuhinë e fuqishme, transmeton Telegrafi.


Ai e ka valëvitur flamurin amerikan dhe i ka tundur flokët e gjatë, ndërsa në sfond dëgjohej muzikë e zhanrit rock.

Veprimi i tij i pazakontë, është parë mbi 18 milionë herë në internet, ndërsa ka marrë pëlqime të shumta. /Telegrafi/

https://youtu.be/Bnv1uTMil2Q