Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se kriminalizimi i shtetit nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri i parapriu kthimit të Shqipërisë në një hambar droge. Kjo sipas tij, do të thotë se pa zbatuar reformën më të rëndësishme në vend ligjin e dekriminalizimit, nuk mund të ecet përpara.
Basha i bëri këto komente gjatë dëgjimit dhe bashkëbisedimit me drejtues të Partisë Demokratike në degën 9 në kryeqytet.
Duke iu referuar raportit të Guardia di Finanza, e cila në monitorimin që i ka bërë vetëm 17% të territorit konstatoi 5 fishim të sipërfaqes së mbjell me lëndë narkotike, Basha theksoi se kjo është pasojë e kriminalizimit të pushtetit dhe emërimit në poste kyçe të personave me rekorde kriminale. Lideri i opozitës tha se pa zbatuar ligjin e dekriminalizimit në vend nuk mund të ketë zgjedhje normale, siguri dhe mirëqenie për qytetarët.
“Kur kriminalizon shtetin, kur vendos trafikantët e dënuar në poste kyçe, kur këta të diktojnë përmes bashkëpunëtorit të tyre më të ngushtë, ministrit të brendshëm se kë do vesh shef policie, kë do vesh drejtor policie? Kriminalizimi i shtetit nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri i parapriu kthimit të Shqipërisë në një hambar droge. Kjo do të thotë se pa zbatuar reformën më të rëndësishme në vend ligjin e dekriminalizimit, ne nuk mund të ecim përpara, nuk mund të ketë as zgjedhje, as procese të tjera normale. Siguria mirëqenia janë në rrezik”, tha ai.
Arsyeja pse Edi Rama ka zgjedhur aleancën me krimin, drogën dhe mafian e plehrave, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, lidhet me keqqeverisjen e tij dhe pamundësinë në këto kushte për t’u përballuar me qytetarët në zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Plani i Edi Rames tha Basha, është që me para krimi, droge dhe plehrash të mund të blejë votën e qytetarëve dhe të mos përballet me mosmbajtjen e asnjë premtimi dhe me shtimin e varfërisë dhe papunësisë.
“Gjithçka ka bërë këto tre vite ka qenë kundër interesit të qytetarëve. Me klimën asfiksuese ndaj biznesit, ndaj punëdhënësve që ka shkatërruar mijëra vende pune në vend që të hapte qoftë dhe një të vetëm të ri; me kthimin e shëndetësisë shqiptare në mesjetë përmes koncesioneve korruptive dhe hajdutërisë së Ilir Beqës me Edi Ramën; me shkatërrimin e sistemit arsimor, duke djegur ëndrrat e mijëra maturantëve. Ndaj kanë vendosur një aleancë të hapur me drogën, me krimin, me mafian ndërkombëtare të plehrave.“, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A