LAJMI I FUNDIT:

Nxënësi e sulmon mësuesin, sepse ia hoqi kufjet nga veshi (Video)

Nxënësi e sulmon mësuesin, sepse ia hoqi kufjet nga veshi (Video)

Një mësues i moshuar është sulmuar nga një nxënës i padisiplinuar, sepse i hoqi atij kufjet që mbante në orë të mësimit, duke mos qenë i vëmendshëm në klasë.

E gjitha skena është kapur në video, ku duket qartë profesori që lufton për të fituar vëmendjen e nxënësit, por ky i fundit nuk ka reaguar.


“Unë të thashë që të hiqje kufjet nga veshi”, ka thënë mësuesi në Neryungri, një qytet në veri-lindje të Rusisë.

Por, nxënësi u ngrit dhunshëm dhe ka qëlluar të moshuarin duke e kapur nga kravata e tij. Por, ajo që i habiti të gjithë ishte reagimi i guximshëm i gjithë klasës, të cilët u ngritën për të mbrojtur mësuesin, pasi ndaj tij u tregua mungesë respekti.

Nxënësit pasi e kanë ndëshkuar, e kanë nxjerrë shokun e tyre jashtë klasës, ndërsa janë komentuar gjerësisht në Internet për veprimin e tyre dhe dashurisë ndaj mësuesit dhe punës së tij.