Vazhdon tjetërsimi i gjuhës shqipe në tabelat e rrugës në Shkup. Udhërrëfyesit janë të mbushur me gabime drejtshkrimore edhe atë vetëm në mbishkrimet që janë në shqip. Nga Bashkia e Shkupit përsëritin të njëjtën, përpiqemi për t’i evituar këto gabime. Qemal Musliu, këshilltar në Bashkinë e Shkupit thotë pavarësisht reagimeve të deritanishme, ndërmarrjet publike dhe sektorët tjera vazhdojnë të bëjnë lëshime gjuhësore nëpër tabela.
“Ndërmarrjet publike por edhe sektorët nuk guxojnë të bëjnë gabime të tilla dhe kemi kërkuar që para se të vihen në përdorim të verifikohet se a janë këto rrugërrëfyes apo të dhëna tjera në ndërmarrjen publike, qoftë në ndërmarrjen për qarkullim publik apo ndonjë vend tjetër që t’i verifikojë ekspert i drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Kemi kërkuar që kjo të jetë obligative, janë marrë disa masa mirëpo unë shoh se ende ka gabime”, deklaroi Qemal Musliu për Alsat-M, Këshilltar i BDI-së në Bashkinë e Shkupit.
Profesoresha Ajtene Qamili e cila hulumton këtë dukuri, thotë se gjatë vendosjes së këtyre mbishkrimeve mungon konsultimi i ekspertëve gjuhësor që e njohin drejtshkrimin e shqipes në nivel më të avancuar.
“Nga ajo që unë kam analizuar besoj që është interesimi jo i duhur i instancave të cilat i punojnë këto mbishkrime dhe mbase pak edhe i mungesës së kuadrit shqiptar apo shqipfolës dhe ata të cilët duhet t’i punojnë këto mbishkrime duhet gjithsesi të konsultohen me albanologë të mirëfilltë. Ashtu sikurse nuk kanë gabime në gjuhën maqedonase, nuk do të duhej të kishin edhe në gjuhën shqipe, një pjesë prej tyre mund të jenë edhe qëllimisht e lënë me gabime por edhe ndoshta nga mos-përgjegjësia”, tha Ajtene Qamili, Albanologe.
Ndër gabimet e shumta që hasen në tabela janë: në vend të fjalës “xhami” është shkruar “xami”, në vend “Nënë Tereza” është “Nënë Terëza”, në vend të termit “Maqedoni” është shkruar “Maqëdoni”. Ekspertët thonë se në bëhet fjalë për neglizhencë të theksuar të organeve kompetente për të evituar këto gabime të pafalshme./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=uzW_N-511Pc
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit