LAJMI I FUNDIT:

Acarohet “lufta e ftohtë”, Rusia mund të rihapë bazat në Kubë e Vietnam

Acarohet “lufta e ftohtë”, Rusia mund të rihapë bazat në Kubë e Vietnam

Rusia po shqyrton plane për të ringritur bazat e saj ushtarake në Vietnam dhe Kubë, që shërbyen si lojtarë kyç gjatë Luftës së Ftohtë mes Bashkimit Sovietik dhe Perëndimit.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ruse, të cilat citojnë zv.ministrin e Mbrojtjes. “Ne po e trajtojmë këtë çështje”, ka deklaruar Nikolai Pankov në Parlament.

Rusia mbylli bazën e saj të inteligjencës në Lurdes të Kubës dhe bazën detare në Kam Rahn në Vietnam në fillim të viteve 2000, në kuadër të planit të tërheqjes së pranisë së saj ushtarake nëpër botë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.


Por që atëherë politika e jashtme e Moskës është bërë më agresive, duke çuar në krijimin e tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, mes të tjerash për konfliktet në Ukrainë dhe Siri, si dhe për praninë e trupave të NATO-s në lindje të Evropës.

Pankov deklaroi se Ministria e Mbrojtjes po rishikon vendimet e kaluara që çuan në mbylljen e dy bazave, por refuzoi të jepte detaje. Ministri i Jashtëm i Vitenamit refuzoi të bënte një koment për këtë kur u pyet, ndërsa zyrtarët kubanezë nuk ishin të gatshëm për mediat, raporton “Huffington Post”.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara janë në procesin e ripërtëritjes së marrëdhënieve me Kubën, që në kohët sovjetike i ofroi Moskës si bazë territorin e saj më të afërt me Amerikën, 100 milje nga ishujt e Floridës.

“Situata globale nuk është e qëndrueshme, është kaotike dhe në dy vitet e fundit janë shënuar ndryshime domethënëse në çështjet e politikës ndërkombëtare”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp, transmeton tch.

“Për këtë arsye është mëse e natyrshme që të gjitha vendet t’u përgjigjen këtyre ndryshimeve në të njëjtën linjë me interesat e tyre kombëtare dhe të marrin hapa të caktuar, që ata i konsiderojnë të duhur”, vijoi Peskov.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Botë
Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?

Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?

Botë
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Botë

"Hezbollahu ka lëshuar rreth 100 predha nga Libani" - ushtria izraelite jep detajet

Botë
Kalo në kategori