Peticion për të kundërshtuar shkrirjen e UEJË në Universitetin “Nënë Tereza” (Video)
Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore do nisin peticion për të kundërshtuar shkrirjen e UEJL-së në Universitetin “Nënë Tereza”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pavarësisht se gjatë takimit të djeshëm me rektorin Zamir Dika studentëve ju premtua se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, ata janë të vendosur të kundërshtojnë fuqishëm shkrirjen e mundshme të dy universiteteve. Në objektin e UEJL-së, UNT-së i janë ndarë vetëm dy klasa kurse deri tani ka vetëm 170 aplikime nga studentët.
Nga ana tjetër, vazhdon të kontestohet mënyra e fillimit të punës në UNT. Profesori Asllan Bilalli akuzoi rektorin Aziz Pollozhani se ka marrë thirrjen shkencore në Kolegjin Universitar “Iliria” në Prishtinë, me pronar Mixhait Reçi nga Struga. Ky kolegj nuk ka studime doktorature dhe ligji nuk i lejon dhënien e thirrjeve shkencore. Edhe pse kërkuam, asnjë përgjigje nuk morëm nga institucioni në fjalë.
Alsat-M kërkoi një qëndrim edhe nga dy anëtarët e komisioneve amë në UNT, Murtezan Ismaili dhe Agni Dika, të cilët u akuzuan se mbështesin përzgjedhjen e stafit joadekuat për UNT-në. Mirëpo që të dy, i mohuan akuzat, duke i konsideruar si shpifje.
Pas konkursit të parë për staf akademik dhe mos-përmbushjes së numrit të nevojshëm të profesorëve dhe asistentëve, UNT-ja ka shpallur të hapur konkursin e dytë.
Përzgjedhja e disa profesorëve në UNT me të kaluar politike, vjen edhe pas zotimit të kreut të BDI-së Ali Ahmeti, se Universitetin e ri, nuk do të ketë ish funksionarë të partisë së tij./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
LSDM: Kërkojmë përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën për Fëmijët
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025