LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Po të ishte Trepça asfalt, qeveria do të investonte miliona

Konjufca: Po të ishte Trepça asfalt, qeveria do të investonte miliona

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se Qeveria e Kosovës për të dytën herë me radhë, është duke ndërmarrë veprime nën trysninë e kohës, vetëm pak ditë para afatit për likuidimin e Trepçës.

Sipas tij, qeveria ende s’ka përpiluar plan konkret për Trepçën.


“S’ka plan as të statusit as rivitalizimit. Qeveria jonë e ka pasur vetëm një plan për Trepçën deri tash, që me shmang likuidimin”, tha Konjufca.

Konjufca në fjalën e tij ndër të tjerash tha se Trepça nga Qeveria konsiderohet si një veturë e vjetër e viteve 70-ta.

“Pas 40 vjetëve është vjetruar dhe amortizuar. Ky është gabim trashanik. Qeveria ndaj Trepçës ka pasur arsyetim se nuk ka pare. Me pas qenë Trepça asfalt dhe gurthyes, ishin gjet miliona euro prej Qeverisë”, tha Konjufca.

Konjufca  vuri në dukje edhe mos investimet e qeverisë së Kosovës, deri më tani, për shkak se sipas tij qeveritë e deritanishme të Kosovës nuk kanë pas interesin e tyre personal, meqë Trepça nuk është gurëthyes ose asfalt.

“E quajnë gjiganti ekonomik i Kosovës por investimet s’kanë qenë në përputhje me deklaratat e tyre. Populli i Kosovës mbas këtij ligji do të jetë më i dobët sepse nuk do të jetë vendimmarrës”, ka thënë Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori