Për 17 % është rritur numri i udhëtarëve që janë transportuar nga dy aeroportet e Maqedonisë në nëntë muaj të parë të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kompania “TAV Makedonia” sot kumtoi se numri i përgjithshëm i udhëtarëve ka arritur në 1.382.714, ndërsa rritje prej 11% ka edhe në numrin e përgjithshëm të fluturimeve dhe aterrimeve, respektivisht në nëntë muaj të parë janë realizuar gjithsej 13.009 fluturime.
Destinacioni më i frekuentuar nga aeroporti i Shkupit ka qenë Stambolli pas çfarë pasojnë Cyruhu, Vjena, Bazeli, Malme dhe Londra. Me kompaninë ajrore me buxhet të ulët “Wizz Air” kanë udhëtuar numri më i madh i udhëtarëve, pastaj pasojnë “Turkish Airlines”, “Austrian Airlines”, Germania flug si”, dhe “Pegasus Airlines”.
Nga “TAV Makedonia” paralajmërojnë për linja ajrore të reja dhe vizita të turoperatorëve.
“Përpjekjet tona kryesore si menaxhment, fuqimisht të mbështetur nga reparti i marketigut të TAV Aeroporte, si dhe nga Qeveria si partner i yni, do të mbesin të fokusuar në tërheqjen e kompanive të reja ajrore, hapjen e desitnacioneve të reja dhe rritjen e numrit të frekuencave të rutave ekzistuese, me qëllim që të gjenerojmë komunikacion më të madh. Me destinacionet e reja të cilat do të hapen nga aeroporti i Shkupit – Hanover në fund të këtij muaji, dhe Doha në fillim të vitit 2017, presim rritje të mëtejshme të komunikacionit ajror, që do t’i bëjë më atraktvë aeroportet tona dhe më të dukshme në nivel rajonal për kompanitë ajrore globale dhe turoperatorët”, thotë Zoran Kërstevski, drejtor i përgjithhsëm i TAV Maqedoni.
Tv21 bën të ditur se gjatë këtij muaji, Maqedoninë do ta vizitojnë edhe përfaqësues të dy turoperatorë të mëdhenj polakë me qëllim që t’i shqyrtojnë mundësitë për vendosjen e linjës së parë ajrore mes Polonisë dhe Maqeodnisë, me fluturime çarter deri te aeroporti i Ohrit “Shën Apostoll Pavle” nga Varshava dhe nga Katovice gjatë sezonit të verës në vitin 2017.
“Tav Maqedoni” kumtoi se para do kohe Maqedonia e kanë vizituar edhe turoperatorë francezë të cilët i kanë shqyrtuar mundlsitë për vendosjen e fluturimeve çarter deri te aeroporti i Ohrit. “Tav Aerporte është në komunikim edh me turoperatorë nga Gjermania, Izraeli, Greqia, Rusia dhe vendet skandinave, me qëllim të njëjtë – ta rrisë numrin e fluturimeve dhe komunikacionin “Shën Apostoll Pavle”, thuhet në kumtesë.
Në nëntë muaj të parë të këtij viti ka rritje prej 16,6 për qindve edhe të komunikacionit kargo në aeroportin e Shkupit, duke arritur 2.345 tonë, gjë që më së shumti ka të bëjë me rritjen e numrit të kargo-fluturimeve për transport të mallit të kompanive eksportuese./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite