LAJMI I FUNDIT:

Kamioni humb kontrollin përplaset me kolonën e dasmorëve, dy të vdekur (Foto/Video, +16)

Kamioni humb kontrollin përplaset me kolonën e dasmorëve, dy të vdekur (Foto/Video, +16)

Shoferi i një kamioni që kishte humbur kontrollin mbi timon, është përplasur në një kolonë të dasmorëve, duke lënë të vdekur dy persona dhe gjashtë tjerë të lënduar rëndë.

Sipas raporteve preliminare, frenat e kamionit ishin prishur dhe kështu kishte përfunduar në drejtim të kolonës së dasmorëve, duke i nxjerrë nga rruga pesë vetura, transmeton Telegrafi.


Muaji i mjaltit shndërrohet në ferr: Shikoni në çfarë gjendje e kishin gjetur dhomën çifti i sapomartuar pas stuhisë Matthew (Foto/Video)
Lexo po ashtu Muaji i mjaltit shndërrohet në ferr: Shikoni në çfarë gjendje e kishin gjetur dhomën çifti i sapomartuar pas stuhisë Matthew (Foto/Video)

Ngjarja e tmerrshme është filmuar nga kalimtarët e rastit, të cilët kishin ndaluar për të regjistruar me telefona të mençur, momentin kur kamioni përplaset me veturat e dasmorëve në qytetin Makhachkala në pjesën jugperëndimore të Dagestanit.

Në momentin e përplasjes, dy burra të identifikuar si Karimova Z, 42-vjeç dhe Khazbieva Z 26, kanë mbetur në vend të vdekur, derisa të lënduarit tjerë janë dërguar me urgjencë në spital. /Telegrafi/

2

3

https://www.youtube.com/watch?v=dfMzjS-ccDs