LAJMI I FUNDIT:

“Projektligji për Trepçën ka një mori problemesh”

“Projektligji për Trepçën ka një mori problemesh”

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se projektligji për Trepçën që do të hidhet sot në votim në Kuvendin e Kosovës ka një mori problemesh, “si i tillë duhet ndryshuar se përndryshe nuk e shpëton Trepçën”.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Ymeri ka shkruar se ky ligj e nxjerrë “Trepçën” nga likuidimi për ta privatizuar.

” Me këtë ligj Trepça nuk bëhet e Republikës së Kosovës por vendoset, siç thuhet aty, në pronësi të Qeverisë, ndërkohë që 20% të aksioneve në pronësi të punëtorëve. E Qeveria me ligjin e propozuar na tregon se synim ka privatizimin. Të gjitha modalitetet investuese në Trepçë që parashihen me ligj janë modalitete privatizuese (pak ka rëndësi se në çfarë shkalle dhe me çfarë shpejtësie)”.


“Për më tepër vendimet për këto modalitete privatizimi nuk merren në Kuvend por nga Bordi Mbikëqyrës bashkë me Qeverinë. Kështu nga Kuvendi sot kërkohet që ta përjashtojë veten nga vendimmarrja për Trepçën”.

“Ligj për Trepçën gjithsesi se duhet. Në asnjë mënyrë nuk bën ta lëmë Trepçën nën kërcënimin për likuidim ku e kanë vendosur po këto institucione me ligjin e kaluar për Ndërmarrjet e veçanta”

” Por ky Ligj për Trepçën që do ta bënte atë të Republikës së Kosovës dhe në funksion të zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit tonë, duhet domosdoshmërisht ta transformojë Trepçën në ndërmarrje publike të veçantë, e cila do ta gëzonte këtë status të veçantisë karshi prioriteteve të investimeve publike për rimëkëmbje e rritje të prodhimit e të punësimit, dhe vendimet për të cilën domosdoshmërisht do të merreshin me shumicë të kualifikuar të votave të deputetëve (dy të tretat e Kuvendit). Ndryshe nuk po e shpëtojmë Trepçën. Ose po e shpëtojmë nga likuidimi për ta shthurë e shpërbërë vet”, ka shkruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori