LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe një i plagosur nga rrufeja në Fier

Një i vdekur dhe një i plagosur nga rrufeja në Fier

Një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një rrufe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fermë Çlirim të qytetit të Fierit, ku janë goditur nga rrufeja.

Sipas informacioneve të para, gruaja që ka humbur jetën dhe personi i plagosur kane qenë në shtëpinë e tyre, kur një rrufe e fortë ka goditur atë duke sjellë edhe vdekjen e menjëhershme të njërit prej tyre.


I plagosur ka pësuar djegie të shumta dhe është dërguar për mjekim në spitalin e qytetit. Rrufetë kanë qenë të shumta, ndërkohë që reshjet e shiut vijojnë që të bien me intensitet të lartë. Nuk dihet ende identiteti i viktimës apo i të plagosurit.