LAJMI I FUNDIT:

Holanda mohon përgjegjësinë për masakrën e Srebrenicës

Holanda mohon përgjegjësinë për masakrën e Srebrenicës

Shteti holandez, nën akuzë si përgjegjës për vdekjen e qindra myslimanëve në Srebrenicë në 1995 gjatë luftës së Bosnjës, u mbrojt në apel me argumentin se askush nuk mund të kishte parashikuar kryerjen e një gjenocidi.

“Askush nuk mund të besonte akte barbare të një gjenocidi në Evropë në vitin 1995”, pohoi avokati i Shtetit, Bert-Jan Houtzagers në nisje të procesit në mesditë përpara Gjykatës së Apelit në Hagë. Vendimi pritet të merret më vonë.

Në korrik të 2014, gjykata e shkallës së parë në Hagë kishte vendosur se ushtarët holandezë nën mandatin e Kombeve të Bashkuara nuk kishin mundur të evakuonin më shumë se 300 burra boshnjakë të strehuar në bazën ushtarake pranë Srebrenicës, në Potocari. Haga po i gjykon si përgjegjës të viktimave, transmeton atsh.


Gjykatësit kishin refuzuar gjithsesi pjesën e kërkesës së palës paditëse, nënave dhe grave të viktimave, duke vlerësuar se Shteti nuk mund të mbante përgjegjësi për vdekjen e rreth 8.000 burrave dhe djemve të vrarë brenda disa ditëve në korrikun e 1995 nga trupat e gjeneralit serb të Bosnjës, Ratko Mladic.

Në trend Botë

Më shumë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Kalo në kategori