Për më shumë se 3 dekada, Stewart Calvin Stevens Sr ka pastruar dritaret, dyert dhe shandanët e Shtëpisë së Bardhë, shpesh edhe më shumë.
“Kam pastruar gjithçka…përveç enëve,” thotë Stevens. Ai ka dalë në pension në vitin 2002 dhe në bodrumin e shtëpisë së tij në Upper Marlboro, një periferi e Maryland-it 45 minuta larg nga qendra e Washingtonit, ai mban një koleksion fotografish, letrash dhe objektesh të presidentëve të cilëve u ka shërbyer, shkruan Washington Post.
Po ashtu ai ka ruajtur edhe menutë e 7 darkave shtetërore ku ai ka shërbyer. Stevens thotë se koleksioni i tij është botuar në librin me titull: “The White House Chandeliers: My Experience While Working for Seven U.S. Presidents,”(Shandanët e Shtëpisë së Bardhë: Eksperienca ime gjatë punës për 7 presidentët amerikanë).
“Më pëlqente të shërbeja në darkat shtetërore sepse kam patur mundësinë të takoj njerëz si Sammy Davis Jr, Frank SInatra, Muhammad Ali, Aretha Franklin dhe shumë të tjerë.
“I preferuari im ishte Silvester Stallone. Një herë kur ai ishte në “Shtëpinë e Bardhë”, i thashë: Zoti Stallone, dukeni i mrekullueshëm dhe ai më tha faleminderit,” shton ai.
Stevens, 74 vjeç teksa reflekton mbi ditët e tija në “Shtëpinë e Bardhë” shpreh keqardhjen që ka dal në pension para se të shoh nga afër presidentin e parë zezak, Barack Obama.
Stevens në vitin 1954 u bashkua me Gardën Kombëtare dhe përfundoi duke u trajnuar si polic ushtarak. Por kur u kthye nga Gjermania ku ishte stacionuar, ai nuk ishte në gjendje për të filluar punë si polic apo zjarrfikës për shkak të diskriminimit.
Por atij i duhej të punonte së bashku me gruan pasi kishin 6 fëmijë. E vetmja zgjidhje e tij ishte të bashkohej me kompaninë e pastrimit të dritareve të vëllait të tij.
Një ditë, puna e tij u vu re teksa po pastronte dritaret e Ndërtesës së Ekzekutivit. Pas kësaj, ai mori një ofertë të përkohshme për të punuar në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Syri.net.
Stevens ndodhej aty prej 6 muajsh, kur vuri re dy shandanë në Cross Hall, në katin e parë të “Shtëpisë së Bardhë” që dukeshin mjaft të pista. Kështu ai i kërkoi mbikëqyrësit që t’i jepte leje për t’i pastruar. Iu deshën rreth 8 orë për t’i pastruar, por të gjithë e panë se si shandanët shkëlqenin si diamante.
Ishte viti 1969 dhe Stevens së shpejti do të bëhej një punonjës me kohë të plotë në “Shtëpinë e Bardhë”. Dita e tij niste në orën 6 të mëngjesit dhe shpesh përfundonte natën vonë.
Stevens ishte atje për t’u takuar me presidentët Gerald Ford, Jimmy Carter, Ronald Reagan, Bill Clinton dhe George W. Bush. Dhe të gjithë do ta përshëndesnin atë me emër.
Por përveç kujtimeve, Stevens është krenarë se gjatë gjithë viteve të pastrimit, asnjë kristal nuk ishte thyer.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë