LAJMI I FUNDIT:

Vrasje për hakmarrje, autori dënohet me 15 vite burg

Vrasje për hakmarrje, autori dënohet me 15 vite burg

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit E.I, i cili është dënuar me 15 vite burg për veprën penale “vrasje e rëndë”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarit E.I për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 30 par. 2 pika 2 dhe 3 të LPK ,andaj Gjykata i shqipton dënim me burg në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) vitesh, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 25.09.2015 e tutje. I akuzuari E.I dyshohet se me dt. 28.04.1993 në Podujevë kishte vrarë tani të ndjerin Xh.A për motive të hakmarrjes në prezencë të familjarëve të të ndjerit dhe pastaj ishte arratisur në Spanjë ku kishte kryer edhe një vrasje tjetër të dyfishtë”, thuhet në njoftim të Gjykatës.

Nga njoftimi bahet e ditur se i akuzuari ka qenë në ndjekje penale nga autoritetet e atëhershme, përkatësisht nga Gjykata e Qarkut në Prokuplje e cila deri në vitin 1999 sipas Vendimit të Kuvendit të Republikës së Serbisë ishte caktuar me kompetencë lëndore dhe territoriale për Komunën e Podujevës.


Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Kalo në kategori