LAJMI I FUNDIT:

Moto Z dhe Moto Z Play lansohen në Kanada!

Moto Z dhe Moto Z Play lansohen në Kanada!

Më herët gjatë këtij viti, Motorola ka lansuar pajisjet e saj më të reja të linjës Moto, Moto Z dhe Moto Z Play.

Pajisjet tashmë janë të gatshme në disa tregje mirëpo, nëse jeni në Kanadë, tashmë mund ta bleni njërën prej pajisjeve në shumicën e operatorëve mobil.

Të dy telefonat do të shiten me specifika të ngjashme duke sjellur Android 6.0 Marshmallow dhe hapësirën e zgjerueshme të brendshme prej 32 GB. Moto Z ka specifika më të fuqishme si ekranin 5.5” me rezolucione 2560 x 1440 piksel, procesorin Snapdragon 820, RAM memorien prej 4GB, kamerën prej 13MP dhe baterinë prej 2,600 mAh.


Në anën tjetër, Moto Z Play vjen me ekran të madhësisë së ngjashme por me rezolucion prej 1080p, procesorin Snapdragon 625, RAM memorien prej 3GB, kamerën prej 16 MP dhe baterinë prej 3,510 mAh.