LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, arrestohet autori

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, arrestohet autori

Autori i vrasjes së dy personave dhe plagosjes së 4 të tjerëve mbrëmjen e kaluar në fshatin Dajç të Shkodrës, Miklovan Parubi, është arrestuar mesditën e sotme nga forcat e drejtorisë vendore të Policisë Shkodër, në afërsi të banesës së tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar ku një lojë pokeri mes shokësh ka degjeneruar në një masakër.

Viktimat janë shtetasi Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit Aleks Prendi, 42 vjeç, Ndok Marku, 35 vjeç, Vinçens Kopshti, 22 vjeç dhe Kitas Molla 26 vjeç./ Top Channel/