LAJMI I FUNDIT:

DailyStar: Rusia po përgatitet për Luftë bërthamore me Perëndimin!

DailyStar: Rusia po përgatitet për Luftë bërthamore me Perëndimin!

Rusia ka ndërtuar bunkerë bërthamor që ofrojnë strehim për 12 milionë njerëz kjo pasi Vladimir Putin po bëhet gati për një luftë shkatërruese bërthamore me Perëndimin.

Të paktën kështu ka bërë me dije gazeta britanike, “Daily Express”, e cila nënvizon se bunkerët gjigant, të cilat janë bërë publik nga zyrtarë rusë të premten, janë një përgjigje ndaj rritjes së tensioneve mes Kremlinit dhe Uashingtonit gjatë ndërhyrjes së Rusisë në luftën civile të Sirisë.

SHBA-ja ka akuzuar ish-sovjetikët se kanë nisur sulme ajrore në qytetin sirian të Aleppo për të mbështetur Presidentin Bashar al-Assad. Sulme të cilat kanë çuar në vdekjen e mijëra civilëve dhe kanë cuar qytetin në rrënoja edhe më të thella.


I pamëshirshëm, Putin ka refuzuar të pranojë përgjegjësinë për sulmet ajrore, të cilat SHBA-ja e ka dënuar si një shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, tha se ndërhyrja amerikane kundër ushtrisë siriane, “Do të çojë në pasoja të tmerrshme tektonike, jo vetëm në territorin e vendit por edhe të rajonit në tërësi”.

Më tej gazeta shkruan se: “Uashingtoni thuhet se aktualisht ka ‘shqyrtuar mundësitë’ për mënyrën se si t’i përgjigjet krizës humanitare në Siri. Por mediat ruse po paralajmërojnë qytetarët e saj se skizofrenët nga Amerika kanë mprehur armët bërthamore për Moskën”.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, më parë arriti një marrëveshje armëpushimi me Kremlinin, i cili bëri thirrje për ndalimin e sulmeve ajrore ruse, afrimin e përbashkët të ndihmës humanitare dhe sulme të koordinuara mbi ISIS.

Andrew Weiss, ish-ekspert i Shtëpisë së Bardhë të Rusisë, tha se: “Bashkëpunimi i Sirisë ishte një e shtënë e fundit dhe në të mirë të administratës Obama për arrestimin e spirales në rënie në marrëdhëniet dypalëshe me Rusinë”.

Ai shtoi më tej se: “Mosbesimi dhe armiqësia ndaj Shteteve të Bashkuara nga ana e udhëheqjes ruse është e vërtetë dhe në rritje. Ajo do të jetë forca lëvizëse prapa sjelljes së jashtme ruse për shumë vite që do të vijnë”.

Alarmi që përcjell shkrimi, lidhet me frikën se një luftë midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mund të jetë katastrofike, kjo pasi Rusia ka më shumë armë bërthamore sesa SHBA-ja.

Muajin e kaluar, Putin dyshohet se urdhëroi një strukturë në një rajon të izoluar të maleve Urale, nga e cila ai mund të drejtojnë konfliktin bërthamor. /kohajone/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Evropa
Kalo në kategori